Gra që mund të përkthejnë tekste nga anglishtja në Shqip. Ne kërkojmë njohuri shumë të mira për të dyja gjuhët. (Parapëlqehet përvoja profesionale.)
Në LGG, të gjitha materialet që shkruajmë ose përkthejmë, rishikohen dhe redaktohen para publikimit. Na duhen redaktorë për të na ndihmuar në këtë detyrë.
Kërkesat për të qenë redaktor janë një njohuri shumë e mirë e fjalorit Shqip, gramatikës, shprehjeve dhe njohuri biblike.
Gra që dinë të përdorin (ose janë të gatshme të mësojnë si t’i përdorin) Canva, Photoshop ose ndonjë redaktor grafik online për të bërë grafikët e nevojshëm për çdo studim biblik.
A jeni të pasionuar për të ndihmuar gratë e tjera të rriten në jetën e tyre frymërore? Ne dëshirojmë të vendosim në dispozicionin tuaj burimet tona dhe trajnimin tonë mbi Lideshipin, në mënyrë që ju mund të formoni grupin tuaj të studimit LGG dhe të ndihmoni të tjerët të rriten në Zotin.
Të gjithë kemi nevojë për inkurajim. Jemi duke kërkuar gra që kanë dhuntinë e inkurajimit dhe që dëshirojnë të ndihmojnë në ndërtimin e motrave të tyre në Krishtin. Vullnetarizmi në këtë fushë mund të përfshijë shërbimin duke iu përgjigjur komenteve, duke u lutur për të tjerët, duke siguruar linqe interneti dhe materiale, duke përpiluar tekste…
Ne e dimë që ju doni të bëni ndryshimin! Bashkohuni me Duaje Perëndinë me Gjithë Zemër në misionin tonë për të luftuar analfabetizmin biblik anembanë botës dhe për të ofruar burime për studimin e Biblës në sa më shumë gjuhë që të mundemi.
Si një organizatë jofitimprurëse, Duaje Perëndinë me Gjithë Zemër ekziston falë bujarisë së grave si ty, që zgjodhën të investojnë në atë që ka vërtet rëndësi.
Çdo dhurim ka një impakt për përjetësinë!