Tek Duaje Perëndinë Me Gjithë Zemër Shqipëri, ne e kuptojmë se sa e vështirë është të gjesh kohë për të lexuar Fjalën e Perëndisë kur jemi të ngarkuar e të zënë me punë. Kjo është arsyeja pse kemi krijuar studime biblike për gratë në mbarë botën, studime me një metodë efektive të studimit të Biblës, të quajtur Metoda SVZL. Duke shpenzuar vetëm 15-20 minuta në ditë, ju ndihmon jo vetëm në leximin e Fjalës së Perëndisë, por edhe të mësoni ta zbatoni në jetën tuaj dhe ta jetoni atë.
Dëshira e zemrës sonë është t´ju shërbejmë nëpërmjet studimeve biblike në gjuhën tuaj dhe t`ju ndihmojmë të krijoni apo të gjeni një komunitet të dashur grash dhe të studioni së bashku Fjalën e Perëndisë.
“Këto studime Biblike më kanë ndryshuar jetën! Janë të lehtë për t’u bërë, duan vetëm 15 minuta kohë dhe më kanë ndihmuar të afrohem më shumë me Perëndinë! Do ua rekomandoja të gjithëve! Natasha Someone.
Duaje Perëndinë me Gjithë Zemër është një shërbesë ndërkombëtare për gra, e cila i ndihmon ato ta duan Perëndinë me jetën e tyre… një studim biblik , një përkthim, duke i afruar gratë një nga një. Luftojmë analfabetizmin biblik anembanë botës në më shumë se 40 gjuhë+ duke siguruar studime dhe burime biblike të projektuara bukur, të cilat i drejtojnë gratë që të kuptojnë më shumë rreth Perëndisë, ndërsa zbatojnë Fjalën e Tij në jetën e tyre.
Dëgjoni nga Themeluesja dhe & Drejtoresha e LGG- së, Angela Perritt.
Nëpër botë ka nevojë urgjente për studime biblike në gjuhë të ndyshme. Blerjet dhe kontributet për studimet e Biblës shkojnë drejtpërdrejt në përmbushjen e kësaj nevoje.
Ja disa nga historitë e grave tona që tregojnë se si Perëndia po punon në mbarë botën nëpërmjet Duaje Perëndinë me Gjithë Zemër.
Duaje Perëndinë me Gjithë Zemër, fillon me një plan të thjeshtë leximi të Biblës, por nuk ndalemi me kaq. Ne na pëlqen të mblidhemi nëpër shtëpi dhe kishat lokale, disa të tjerë takohen online me gra nga mbarë bota.
Ne e dimë që ju doni të bëni ndryshimin! Bashkohuni me Duaje Perëndinë me Gjithë Zemër në misionin tonë për të luftuar analfabetizmin biblik anembanë botës dhe për të ofruar burime për studimin e Biblës në sa më shumë gjuhë që të mundemi.
Si një organizatë jofitimprurëse, Duaje Perëndinë me Gjithë Zemër ekziston falë bujarisë së grave si ty, që zgjodhën të investojnë në atë që ka vërtet rëndësi.
Çdo dhurim ka një impakt për përjetësinë!